(2L ONLINE) – Përveç ndjekjes së trajnimeve të ndryshme, dhe një arsimim të vazhdueshëm, mësimdhënësit e shkollës “ Abaz Ajeti” të Gjilanit, rëndësi të madhe i kushtojnë edhe e njohjes së Trojeve Shqiptare. Këtë vit shkollor Këshilli i Shkollës, e filloi me një ekskursion shumë të suksesshëm me qëllim të njohjes sa më mirë të trevave në juglindore.
Shkruan: Ismet AZIZI
Mësimdhënësit e shkollës “ Abaz Ajeti”, siç kanë dëshmuar shumë herë më parë, me idetë dhe iniciativat tyre, siç din ata t’i bëjnë për herë të parë nga të gjitha shkollat e regjionit, e ndoshta edhe më gjerë arritën ta organizojnë një ekskursion shumë të veçantë, të organizuar deri më tani.
Edhe kësaj radhe në mungesë të mjeteve financiare, dhe gjendjes së vështirë materiale të mësimdhënësve dhe duke e parë të nevojshme se ekskursionet e tilla janë më se të nevojshme, Këshilli i shkollës, në marrëveshje me mësimdhënësit , me mjete vetanake organizoi një ekskursion dy ditor në Maqedoninë Perëndimore, gjegjësisht në Iliridë.
Burimi i Drinit të Zi
Liqeni i Ohrit, që ishte pikësynim i njohjes më të mirë nga mësimdhënësit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.
Muzeu nënujor në L. e Ohrit
Nga afër mësimdhënësit patën rastin të shohin se si liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni, i cili në një mënyrë iu dhurua Maqedonisë. Aty buronte uji i cili vinte nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Ndërsa vitin e kaluar mësimdhënësit kishin vizituar në anën e Shqipërisë gjithashtu një burim të madh i cili ndodhet në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht.
Shën Naumi
Të nesërmen , ditën e dytë u vizitua edhe pika e destinacioni turistik, vendi ku uji nga Liqeni i Ohrit largohet në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh përmes qytetit të Strugës.
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.
Muzeu nënujor
Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka).
Një nga veçoritë dalluese të Liqenit ishte Muzeu u Peshkatarëve, që ishte një destinacion interesant turistik.
Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.
Rëndësi të veçantë pati vizita e qytetit të Alfabetit, gjegjësisht u vizitua objekti ku u mbajt Kongresi i Alfabetit, i njohur si Kongresi i i Manstirit.
Qyteti ku u mbajt kongresi i Alfabetit, ka pasur tre emra, në antikë Herakle, pastaj Manastir dhe së fundmi sllavët e quajnë Bitola.
Manastiri është i vendosur rrëzë maleve të Pelisterit, në pllajën e Pellagonisë, në të kaluarën ka qenë qytet tipik oriental. 200 vjet më parë ka pasur një periudhë të artë të zhvillimit, ku njihej si qytet i konzujve. Shqiptarët atëherë përbënin gati gjysmën e popullsisë. Ishte e njohur lagjja e shqiptarëve ” Arnaut Mahalla”.
Mësidhënësit në Muzeun e Konmgresit të Manastirit
Bajo Topulli, zëvendësdrejtor i Gjimnazit formoi në Manastir “Komitetin për Lirinë e Shqipërisë”. Në këtë kohë në këtë qytet ekzistonte edhe shtypshkronja “Bashkim”, ku botoheshin libra dhe revista të ndryshme.
Në anën e djathtë të lumit, ngritet një ndërtesë dikur hoteli ” Iliria”, pronë e Gërmenjëve të Korçes, ku më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 u mbajt Kongresi i Manstirit, në të cilin Kongres u vendos të përdoret alfabeti unik i gjuhës shqipe. Aty mësimdhënësit e shkollës u pritën me kënaqësi të veçantë nga personeli i Muzeut, i cili është hapur para tre viteve.
Shpresojmë se ekskursione të tilla, me një qasje serioze dhe të përgatitur si duhet, të këtij karakteri do të organizohen në të ardhme të afërt nga drejtoria e arsimit për nxënës dhe mësimdhënës të shkollave tona. /2L ONLINE/