Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Ushtarët e NATO-s” në Istog, për një vizitë pune qëndroi një ekip i lartë i këshilltarëve nga Ekipit Ndërlidhës Këshillues i NATO-s për FSK-në (NLAT), të udhëhequr nga shefi i degës së ekspertëve, kolonel Dr. Michael Romba, këshilltari për mjekësi kolonel Matti Lehesjoki si dhe drejtori i departamentit të mjekësisë në Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj.
Ekip i këshilltarëve të NLAT-it u pritë nga komandanti i Batalionit të Dytë të BRSH-së, nënkolonel Mehmet Lladrovci me stafin e tij, dhe stafin e sektorit të mjekësisë në kuadër të Batalionin të Dytë.
Ekipin këshillues të NLAT-it për kapacitetet e mjekësisë të BRSH-së, i njoftoi nënkolonel Mehmet Lladrovci.
Gjatë takimit biseduan për fushat e trajnimit, si dhe identifikimin e fushave të nevojshme për trajnime shtesë, etj.
Pas takimit u bë vizita në objektin e sektorit të mjekësisë, ku këshilltarët e NLAT-it, nga stafi i saj u njoftuan me punën dhe sfidat që i ka ky sektor. Në fund, të dy palët u pajtuan për fushat e trajnimit dhe fillimit të konkretizimit të tyre në praktikë.