DYLON

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për ndihmë pacientëve kosovarë që trajtohen në Itali

Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Shoqata Humanitare”AVSI”-Guariamoli nënshkruan sot Marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së trajtimit të pacientëve- fëmijëve kosovar në Itali.
Përmes Marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri Imet Rrahmani dhe Marash Kukeli, Përfaqësues Përgjegjës për Kosovë i AVSI-Guarimoli, kjo shoqatë do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë asistencë për pacientët, përkthimin, përgatitjen e dokumenteve, shoqërimi në ambasadë për vizë, sigurimin e trajtimit të fëmijëve dhe të sëmurëve të tjerë në Spitalet e ndryshme të Italisë pa pagesë ose me pagesë të reduktuar.

Ministri Rrahmani ka falënderuar Shoqatën AVSI për ndihmën që deri tash u ka ofruar pacientëve kosovarë të trajtuar për sëmundje të ndryshme në Itali, ndërkohë që ka vlerësuar se aktivitetet e bashkëpunimit do ta kenë për qëllim mbështetjen e pacientëve me qëllim të lehtësimit të marrjes nga ana e tyre të shërbimeve mjekësore në Itali për ato sëmundje që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë.

EkoHigjiena

Nga viti 2011 e këtej, në Itali janë trajtuar përmes Ministrisë rreth 150 raste të ndryshme, prej të cilave pjesa më e madhe e tyre falas, falë bashkëpunimit me autoritetet shëndetësore italiane të niveleve të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.