Një delegacion i Universitetit të Cyrihut, përkatësisht Fakultetit të Edukimit, të kryesuar nga Nexhat Maloku, kanë vizituar të premten institucionin parashkollor “Integj” në Gjilan, ku janë pritur nga drejtoresha, Drita Rexhepi Hoxha.
Qëllimi vizitës ka qenë për të parë nga afër punën që bëhet aty nga stafi me fëmijët e të gjitha grupmoshave, sikurse edhe për shkëmbimin e përvojave mes veti.
Drejtoresha e IP “Integj”, Drita Rexhepi Hoxha, e ka falënderuar delegacionin nga Fakulteti i Edukimit në Cyrih për vizitën, duke thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer përvoja mes vete për performancë sa më të mirë.
Ndërkohë, delegacioni nga Zvicra, i përbërë prej 15 studentëve dhe profesorëve, janë ndar të kënaqur me punën që bëhet në këtë institucion parashkollor, duke konfirmuar vizitën edhe në vitin e ardhshëm.
Përndryshe, kjo është hera e katërt radhazi që disa studentë e profesorë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Cyrih vizitojnë IP Integj.