Në Kosovë, arrin sot një delegacion i Komisionit të Venedikut. Vizita realizohet me ftesë të shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.Ekspertët do të rishikojnë projektligjin aktual për liri fetare, njoftoi zyra e Zhbogarit.
“Ky mekanizëm hap dyert për angazhime të mundshme në rishikimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të komentojë për legjislacionin ekzistues si dhe për projekt legjislacionin”, vlerësoi Zhbogar.
Kjo është vizita e parë e Komisionit të Venedikut që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.