Një delegacion i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve, në 38-vjetorin e rënies Rexhep Malës e Nuhi Berishës.
Në emër të Degës së LDK-së ka folur asambleistja Shpresa Kurteshi Emini e cila tha se Janari gjithmonë ka qenë plot lavdi për popullin shqiptar.
“Janari gjithmonë ka qenë plotë lavdi për popullin shqiptar që nga Epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit e deri te historia më e re e popullit shqiptarë, veçanërisht në Kosovës. Veprimtarët e çështjes kombëtare dhanë shumë dhe morën shumë nga Janari i acartë, ata dhanë jetë, dhanë gjakun. Sot, 38 vjet më parë, ranë heroikisht për këto ditë të lirisë kolosët, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ne morëm shtetin dhe paqen për të cilat duhet akoma të punojmë për ta forcuar dhe çuar atje ku duhet! Në emër të LDK-së dega në Gjilan, shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj të gjithëve që i dhanë jetë këtij vendi. Lavdi!”, tha ajo.
Po ashtu, delegacioni i LDK’së ka bërë sot homazhe edhe te varri i veprimtarit, Nehat Ramadani, i cili u nda nga jeta para një viti. /2LONLINE/