Sot mbushet plot një dekadë (10 maj 2010 – 10 maj 2020) që nga themelimi i degës së shoqatës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës (LHK), Dega në Gjilan. Iniciativa e formimit të kësaj dege filloi nga zyrat e Institutit të Historisë në Prishtine nga prof. Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, Shkodran Imeraj, Fitim Rifati dhe unë Naim Musliu.
Nga Naim MUSLIU
Pak histori për ca muaj deri te formimi ikësaj dege të shoqatës: Ideja ishte dhënë më herët ndoshta shkurt 2010. Duhej pakëz përgatitje. Me qenë se Fitim Rifati, ishte kandidat për të qenë kryetar i parë i kësaj dege, atëherë barrën e organizimit për mbajtjen e kuvendit të parë e kisha unë, Naim Musliu.
Pas kryerjes se punëve për themelim, që me këtë rast e falënderoj drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) e vitit 2010, që e mundësojë që përmes tyre t’i ftojë të gjithë historianët e Komunës së Gjilanit që ishin aktiv në mësimdhënie, Kuvendi u mbajt në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe aty me shumicë votash u zgjodh, Fitim Rifati kryetar.
Pas tij, kryetar kanë qenë edhe Blerim Haziri dhe unë Naim Musliu, kurse në këtë 10-vjetor, ushtrues detyre i kryetarit, aktualisht është nënkryetari Nexhmedin Sejdiu.
LHK, Dega në Gjilan ka bërë shumë aktivitete për këto 10 vjet, por po i përmendi vetëm disa më të rëndësishme.
• Tetor 2012, ishte mbajtur Simpoziumi Shkencor për nderë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
• Shator 2013, tryeza kushtuar Zonës Operative të Karadakut të UÇK – së.
• Mars 2017, Tryeza shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Idriz Seferit.
• Mars 2017, LHK ka luajt rol vendimtar në avokimin e vendosjes se shtatores së Idriz Seferit n ëqendër të Gjilanit.
• Tetor 2017, tryeza kushtuar Nuhi Berishës.
• Janar 2018, LHK ka organizuar tryezë me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriot -Skënderbeut.
• Janar 2019, është mbajtur tryeza për Mulla Idriz Gjilanin.
• Qershor 2019, Tribunë për Mulla Idriz Gjilanin, në 70-vjetorin e vrasjes së tij.
• Nëntor 2019, është vendos shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit n ëqendër të qytetit, ku kontribut të çmuar për vendosjen e kësaj shtatore e ka dhenë ehde LHK-ja.
Ka edhe shume aktivitete tjera, por jo me pak të rëndësishme se këto e do të ketë edhe më tutje.
Urime e suksese LHK, Dega në Gjilan, ne rrugëtimin e mëtutjeshëm .
Me këtë rast, e falënderoj për bashkëpunim të ngushtë, Komunën e Gjilanit, në dy nomenklaturat e saja, familjet e dëshmorëve e të atdhetarëve, si dhe të gjithë ata që na përkrahen në çdo iniciativë tonën të drejtë. /2LONLINE.com/