Një çerek shekulli pa u prehur!
***
Një çerek shekulli ju kërkoj
Në ditët dhe netët që nuk mbarojnë kurrë
E kur ju gjejë në ëndrra
E më zhdukeni kur agon
Imagjinoj imazhin tuaj
Dhe mundohem ta kuptojë
Si do dukeni tani që jeni rritur
Po flokët e thinjura
A ua zbukurojnë pleqërinë?
Po atdheu i cili nuk është më ay
E nuk e di nëse edhe sot është mu ay!
E di që nuk mjaftoheni nga lotët e nënave
Etërve,motrave e vëllezërve
Dhe fëmijëve që kërkojnë prindër
Ju kërkoni qetësi shpirti
Për vete e për ne
Prandaj
Dëshiroj të ta keni një varr
E dheun e tokës mëmë mbi eshtrat e dërmuar!
/Xhelil ARIFI/