Nisu!
***
Nisu nga e para!
Majtas binarëve të parë,
djathtas portës së parë,
para, kahe pa kthim mbrapa
drejt, drejt, drejt…
Preni atë lëmsh shtrigash e demonësh
kulloni ujërat e pista,
hidhni fashat e plagëve
shekullit të mbetur mbrapa,
Nisuni !
atje ku çlirohet
PSE-ja pa e thënë fare,
atje ku më… kurrë lodhja
nuk është shkas i yti,
Nisu!
atje, ku te e vërteta e huaj
është mburojë
…Drejtësia e jote!
/Ismail S. REXHEPI/