Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, përfaqësues nga Nisma Socialdemokrate, kandidatët e saj për deputetë, kanë marr mbështetje të qytetarëve në Zhegër të Gjilanit.
Qytetarë të fshatit Zhegër përgjatë takimit që patën me shefin e shtabit zgjedhor Isa Musliun, njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe Mimoza Kadriun gjithashtu kandidate për deputete, ofruan mbështetje të parezervë për këto dy kandidatura, por edhe për Nisma-n në përgjithësi.
Qytetarët e këtij lokaliteti premtuan se do t’i mbështesin edhe me votë kandidatët e Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 14 shkurtit, me besim të plotë se do të jenë pjesë e Parlamentit.
Përndryshe, Isa Musliu dhe Mimoza Kadriu, shpalosën synimet e Nisma-s dhe angazhimet që do ti kenë si deputetë, duke treguar përkushtimin që do të kenë për të adresuar dhe për të ngritur në Kuvendin e Kosovës, çështjet që janë me rëndësi dhe në interes të mirëqenies së qytetarëve.
/E sponsorizuar/