“NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në jetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në njoftimin e Partisë së Limajt.
Sidoqoftë, kjo parti e ka përmendur edhe një herë se në të mirë të Kosovë do të ishte ndryshimi i qeverisjes.
“NISMA për Kosovën gjatë jetës së saj politike me forcë e ka proklamuar nevojën për një qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga nevoja për rrotacion dhe për qeverisje ndryshe, ne dhe aleatet ndërtuam koalicionin për ndryshim.
Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente. NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët.”