(2L ONLINE) – NISMA për Kosovën në Gjilan, ka uruar qytetarët për zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari i NISMËS në Gjilan Bajram Hasani, ka votuar në Shkollën Ffillore “Selami Hallaqi”.
“Ne kërkojmë nga qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe kushtetuese. Vota e tyre është shumë e rëndësishme për proceset në vend. Vota e juaj të dashur qytetarë ndihmon të ardhmen e Republikës së Kosovës. Ju jeni ata që me votën e tuaj përcaktoni njerëzit që do të qeverisin me vendit për të ardhmen e familjeve tuaja”, ka th[n[ Hasani.
Hasani ka thënë se presin që Gjilani dhe Anamoravë të fuqizohet me ndryshime që do të vijnë. /2L ONLINE/