(2L ONLINE) – Ashtu siç kishte paralajmëruar, ditë më parë, kreu i NISMA-s në GJilan, Bajram Hasani, gjatë një prononcimi për Portalin 2LONLINE, të shtunën janë caktuar kryetarët e Komisioneve përkatëse, trupa këto që kanë përgjegjësi për të përcjellë punën e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe drejtoritë përkatëse.
Siç bënë të ditur Zyra për Informim e këtij subjekti, në mbledhjen e mbajtur të kryesisë është marr vendim për formimin e komisioneve si Komisioni për Arsim- ku për kryetare të komisionit është caktuar Anila Kastrati, Komisioni për shëndetësi me kryetar Dr.Selami Ramdani–Koci, Komisioni për ekonomi- kryetar Enver Hajrullahu, Komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport- me kryetar Skender Kqiku, Komisioni për shërbime publike, gjeodezi-kadastër, bujqësi dhe Urbanizëm me kryetar Ekrem Jerliu si dhe Komisioni për Luginë të Preshevës me kryetar Refik Hasani.
Sipas drejtuesëve të Nisma-s këto komisione kanë marr përgjigjësi që nga sot të monitorojnë punën e Kuvendit Komunal në Gjilan dhe Drejtoritë përkatëse. Përndryshe, ditë më parë, drejtuesi i Nisma-s për Gjilan, Bajram Hasani kishte thënë se Nisma do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe do të jetë zë opozitar në mbrojtje të interesit qytetar karshi pushtetit në Gjilan”. /2L ONLINE/