Nisma për Kosovën e drejtuar nga Fatmir Limaj e ka mohuar arritjen e një koalicioni ndërmjet PDK-së, AAK-së e Nismës. Në një njoftim të lëshuar për medie, thuhet se Nisma vazhdon të besoj se marrëveshja e Bllokut është e mundur që të jetësohet. Në këtë njoftim thuhet se Nisma pret reflektim nga të gjithë partnerët e LVAN-it që të realizohet kjo marrëveshje.
Lexojeni të plotë njoftimin e Nismës për Kosovën.
Nisma per Kosoven qe nga 10 qershori eshte angazhuar qe marrëveshja per Koalicion e arritur ne mes te LDK-AAK-Nisma dhe bashkëngjitjes se mevonshme te Levizjes Vetevendosje te jetësohet.
Lideri i Nismes zoti Limaj pothuajse tere javen eshte munduar qe vizionin për te cilin u bashkuan nënshkruesit per asnjë moment mos te heqin nga vëmendja.
Nisma vazhdon te besoje se marrëveshja ende eshte e mundur qe te jetësohet nese palet nënshkruese i shfrytezojne momentet e fundit dhe bejne përpjekje qe te shohin përtej interesave momentale me te cilat aktualisht perballen.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=10846