Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë inagurimin e fillimit të punimeve në rrugën e Dazhnicës.
Kryetari Kastrati tha se është shumë i lumtur që qytetarët e kësaj zone tashmë nuk do të mbesin të bllokuar prej baltës në këtë segment rrugor.
“Kjo rrugë do të jetë lehtësim për qarkullimin e veturave dhe banorëve të Dazhnicës”, tha ai.
Punimet në këtë rrugë do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.