Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Fshatin e Ri të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur në ndërtimin dhe rregullimin e fushës sportive në këtë lokalitet.
Kryetari Haliti tha se kjo komunë ka ndërtuar dhe është duke ndërtuar terrene sportive të shumta në të gjithë territorin e saj.
“ Gjatë këtyre viteve ne i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit të terreneve sportive dhe atë në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Kjo jo vetëm që nxënësit të kenë ku të ndjekin mësimin në edukatën fizike por që edhe për sportdashësit me qëllim që ata të mund të ushtrojnë disiplinat e tyre sportive”, u shpreh Kryetari Haliti.
Përndryshe bëhet me dije se punimet e tilla qoftë në ndërtimin e fushave të reja sportive apo kompletimin e fushave ekzistuese po bëhen në shumë lokalitet të kësaj komune. /2LONLINE.com/