Kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut.
Ai është konsideruar si një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura. Disa studime kanë treguar se kamomili i përdorur në kombinime me bimë të tjera, mund të ketë përfitime shëndetësore.
Por, është parë se kamomili i përdorur me ilaçe të tjera bimore i ka lehtësuar shqetësimet e stomakut, urthit, të përzierat dhe të vjellat. Përzierjet me kamomil duket se ndihmojnë edhe fëmijët me dhimbje barku.
Shpëlarja e gojës me kamomil mund të lehtësojë plagët në gojë të shkaktuara nga trajtimet e kancerit.
Disa hulumtime tregojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe në raste të tjera, si përshembull kur bëhet fjalë për diarre te fëmijët, hemorroidet, në probleme të ankthit dhe të pagjumësisë.
Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë në qetësimin e acarimeve të lëkurës dhe në shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se ai mund të jetë aq efektive sa kremi hidrokortizon që përdoret për ekzemat.