(2LONLINE) – Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, ka nisur mbrëmë të shfaqet filmi “Heroi” në teatrin e qytetit në Gjilan. Ky film do të shfaqet për tre netë me radhë, ndërsa sonte të jetë prezent edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Filmi “Heroi” është realizuar në bashkëpunim me Produksionin filmik kosovarë “Iliria Film” dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe me mbështetje të Komunës së Gjilanit, me skenar dhe regji të Luan Kryeziu.
Filmi në rolin kryesor ka një njeri me principe dhe virtyte, i cili bie pre e dramës njerëzore të imponuar nga rrethanat shoqërore, politike dhe ekonomike. Pas përfundimit të luftës, ushtari i quajtur Shkëmb kthehet në shtëpi, ku gjen një gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe sociale të familjes.
Shfaqja e filmit “Heroi”, do të vazhdoj të shfaqet sonte dhe nesër më 18 dhe 19 prill 2014, duke filluar në ora 19:00 në teatrin e qytetit, ndërsa bileta kushton 2 euro. /2lonline/