Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është regjistruar një rast “dhunë në familje”, me këtë rast është arrestuar e dyshuara e cila, pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/