/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Ballancë pasi që kanë filluar punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të një rruge që lidhë këtë fshat me fshatin Kravaricë të Komunës së Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë pasi që po lidh mes veti fshatin Ballancë të komunës së Vitisë me fshatin Kravaricë të Gjilanit. “Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, pasi që po lidhim mes veti fshatrat Ballancë dhe Kravaricë.. Po ashtu ditë me parë ka filluar edhe projekti që lidh fshatin Ballancë me Terpezën dhe kështu gradualisht po lidhim fshatrat e komunës sonë mes veti por edhe me lokalitete të komunave fqinje“, u shpreh Kryetari Haliti.
Ndërkaq Hetem Kurteshi, kryetar i fshatit Ballancë, pasi falënderoj institucionet komunal për këtë projekt dhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në këtë fshat tha se rruga e vjetër ka qenë e pakalueshme dhe se rregullimi i kësaj rruge është në interes të dyja lokaliteteve. Ai nderë tjerash shpreson se kjo rrugë në të ardhmen do të asfaltohet. Përndryshe rregullimi i kësaj rruge është në kuadër të një projekti të përbashkët ku parashihen të asfaltohen disa rrugë në fshatrat: Ballancë, Tërpezë dhe Zhiti. /2L ONLINE/