Për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999 ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Ivan Radivojeviqit, i arrestuar verën e kaluar. Ai, para trupit gjykues, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për akuzën e EULEX-it, njofton KTV.
Mbrojtja e tij ka propozuar si dëshmitar komandantin e njësisë rezerviste të forcave serbe, por prokurori ka paralajmëruar se nëse ai pranon të dëshmojë, mund ta përfshijë vetën në procedurë, për shkak të rolit të tij komandues.