Në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019” mbrëmë në Viti është hapur edicioni i 18-të, i Festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve të këngëve dhe valleve.
Hapjen e këtij festivali e ka bërë Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala kurse në natën e parë të këtij festivali që ka karakter garues janë paraqitur 4 ansamble garuese: Shoqëria Kulturore Artistike “Teuta” nga Lozana e Zvicrës, Ansambli i Këngëve e Valleve “ Xheladin Zeqiri” Tetovë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve” Hasan Prishtina” Vushtrri dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”-Shkup.
Ndërkaq jashtë konkurrencës janë paraqitur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia dhe Ansambli “Nakem” nga Bursa e Turqisë.