Klubi i futbollit FC Drita ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi ky i fundit ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova me ekipin.
Esosa Priestley Irogue është futbollistë 24 vjeçar dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit qipriot dhe atij turk. thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga Gjilani.
Esosa ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysmë, dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë në vazhdim të kampionatit.
“Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë. Me padurim kam prit që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falënderues.
Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prap të dal kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, ka thënë lojtari Esosa Priestley Irogue, njofton klubi përmes një njoftimi. /2LONLINE.com/