Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj po vazhdon në edukimin dhe zhvillimin e kurseve profesionale për Nënoficerë.
Sot u përmbyll me sukses ceremonia e certifikimit të Kursit të Avancuar të Liderit (KAL), gjenerata 12/2024.
Zhvillimi profesional i liderëve me karakter dhe motiv për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe integritet profesional, janë objektivat kryesore të Shkollës së Nënoficerëve, njofton FSK. /2LONLINE/