Konsumimi i rregullt i vezëve nuk rrit gjasat për paraqitje të diabetit të llojit 2, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Harwardi. Disa studime të mëhershme kishin nxjerrë një lidhje në mes të rrezikut të lartë të diabetit të llojit 2 dhe njerëzve të cilët rregullisht konsumojnë vezë.
Në hulumtimin 11-vjeçar kanë marrë pjesë pothuajse 4000 persona të eksperimentuar të moshës mbi 65-vjeçare, të cilët kanë ngrënë vezë kohë pas kohe dhe çdo ditë.
Studimi nuk ka zbuluar asnjë lidhje në mes të konsumimit të vezëve dhe konsumimit të përgjithshëm të kolesterolit me paraqitjen e diabetit të llojit 2.
Revista amerikane “Journal of Clinical Nutrition”, shkruan se vezët janë burim i lartë i kolesterolit, por po ashtu kanë edhe një varg të përbërësve të dobishëm.