-Tybe, sivjet ja bana diqysh e ishalla m’hecë pak ma mirë se vjet, se zor pasha zotin!I tha kolegut të tij, i cili po ashtu harrnonte bugjetin familjarë si mundej por ma shumë si taksi, nga ata të shumtët e ditëve tona. Po pinin machiatton, s’bashku në nji nga kafiteritë e shumta të vogla të qytetit ,në pauzën e ”dhunshme” që kishin derisa po prisnin turren tjetër nëse do u bahej fare,ajo. Ay që dukej në të parë se i kishte punët ma mirë,në fund të fundit edhe kerrin e kishte ma të mirë se ky tjetri, nji mercedes të vjetër të kush e di të cilit vit prodhimi nga shekulli i kaluar dhe i cili mezi ish bindur të paguante machiaton e sotme, po fliste e po fliste me plot vetëbesim ndërsa ky tjetri po thithte cigaren me plot fuqi dhe i kish ngulur sytë në shenjën paralajmëruese e vendosur përballë tij, e cila tregonte se ashtë e ndaluar pirja e duhanit në lokal! Shtirej sikur e dëgjonte kolegun por në fakt, mendonte se a do i mjaftonte pakoja e cigareve deri në fund të dites! Se sot nuk i kish ecë bash mirë puna e mozomakeq me iu dashtë me ble edhe nji paketë tjetër.
-Kqyre ti Hajdar” i thotë ky tjetri-Nesër kie me pagu ti kafen se nuk po m’bje veq mue me pague.
-Hajde bre a qat gajle pe banë ti a?Jo jo mirë e kie. Po hajt se naj pagun Burça se a e di që ja kemi pas pagu niher edhe atij!
-Po leje ti Burçen, po nime ku je kanë dje s’ti ka pa sytë kush,knej pari? Veq në mëngjes edhe ma, hupe!
-A dje, a! Ah mu kanë krejt ditat si dje, kurr s’tkisha lanë ty me pague.-Hajde hajrli koftë!I thotë ky tjetri me mercedes dhe vazhdon-A çata koke kanë zhdukë ti!
-Prit prit,se s’je kah e di hiq. Si jam dalë Kah ora nantë. S’kom nejt ma shumë se nashta gjys ore Ka ardhë nja me kravatë,me nji fare mjekrre si cjap, n’syza të zeza e mu afru e m’tha:-A po m’qon teri meni ven shpejtë se jam tu u gutë?!! Me të thanë drejtën pak m rroki nifar tute po e pranova.-hajde i thash e e veta po ku bre bash. teri te nifar katuni qe tash nuk po muj me ja kujtu emrin. E bana men ky farë zotnie me shkue n’at katun,hmmmm. Diqysh s’mu doke normal. E qova.
-Hë, edhe?i tha ai me mercedes.
-Kurgja, edhe. E qova edhe sem veti as për çmim e as për kurgja veqse kur zhdrypi i nxuerr pesëdhetë euro edhe mi dha. deshta me i thanë se veq dhetë euro kushton. Po s’mla me folë hiq. Veq m’tha diten e mirë edhe eci!
-Po mirë de, hajde paguj ti pra sot!
Aaa,jo. Une kap kerrin e ti marr dy thasë mill meniher e ti qoj n’ shpi,dje. Bile njoni ish kanë ma i zi edhe ma lirë po e mora thash i përziej të dy bashkë, të ziun me të bardhin edhe bahen taman. Edhe hajt nisna për te miqt, edhe thash shkoj e i vizitoj se s’jam kanë moti edhe po ju blejë edhe atyne diçka për nja nizet euro. Se ti e di qysh i kan puntë ata,që pasha zotin çaq menxi e bajnë diten ditë edhe ngushtohna me shkue edhe me nejtë te ta. Kshtu që thash t’ju blej naj kile suxhuk ,naj sen tjeter edhe t’shkoj. U nisa, edhe a e di qysh kan thanë, qeshtu diqysh ”kur fukaraja ban darsem edhe tupani shkyhet”.-Qysh kesh tut kallxue.-Udhes poshtë nëpër qytet anej kah marketet, plot ujë vlla, udha si kish ra ai shiu i madh. E’ sit bje kerri me ni gropë që ish ba n’asfallt e besa kur ka ra qaq shum krisi sa e dita shka m’gjeti. E tja nisa unë me i sha krejt me ren. Po qysh bre knej na mysin me do fare pagesa e tatime për kerr e kur ti harrnojnë udhtë, se me i shtru jo se jo. Qesin qasi materiali t’dobt sa ai nji shi i madh me ra e han krejt dhe e ban gropë e ti as që e di se asht aty se asht e mlume me ujë e bje n’ta e t’bahet guma copa e munet edhe bandashi me të shkue edhe qe besa edhe ma shumë munet me’t nodhë! Qysh bre uji me prishë asfalltin. Po me shtru me asfallt kualitet s’dojnë se nuk ju jesin me vjedhe. E kshtu mushe qaty gropen me shka t’mujsh ,keshe bamë dishka e na fukaratë edhe pagujmë rrogat e tyne edhe knej n’hallin tonë duhet me i pagu tana pasojat!
Kshyre ti, pesmbdhetë euro m’kushtoj, guma edhe ato e vjeter edhe qare pi bishti. As sun shkova me i pa as sun bana mirë shkaku i punve shkel e shko edhe hajnisë që kurr s’u nginë tu vjedhë, bre dreqi n’bark jav hngert, ishalla. Qeshtu jetojmë na fukaratë. Edhe qato pare shka na bien n’dorë neve na i rruen shteti diqyshë. Valla mu kan dhimtë sa nuk ..e di veq, mos mujsh se pa ja shkep edhe une naj kah se la!
-Po hajde e dalim,se boll nejtem e nashta jep zoti e qillon edhe naj zotni qashtu si qai e na gzon zoti edhe neve naj here.
-Me dalë po dalmi, e ishalla fjala jote n’vesh t’zotit se pasha zotin,shtirë me fitue n’llotri shpesh!!
/Xhelil ARIFI/