Fushata e nisur kohëve të fundit për thirrjen e një Kuvendi Zgjedhor dhe shkresa nga Ministria e Sportit se Kuvendi Zgjedhor në viti 2018, ka pasur shkelje, është cilësuar si ndërhyrje direket e politikës në sport dhe kjo është rreptësisht e ndaluar nga FIFA e UEFA.
Ngjarjet e fundit në futbollin e Kosovës ku është dhënë lajmi për mundësinë e përjashtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga të gjitha garat ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku luajmë ndaj Maqedonisë së Veriut, e kanë shqetësuar jo pak opinionin futbolldashës.
Pas tifo-grupit zyrtar të Kosovës, “Dardanët”, ka reaguar edhe Samir Ujkani rreth zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Kapiteni i Kombëtares ka kërkuar që mos të lejojnë që “interesat personale të kujtdo qoftë”, të rrezikojnë atë që ka arritur Kosova ndër vite.