(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë me dije se nnë fshatin Roptovë e Madhe të Ranillukut, ankuesi mashkull K/Serb ka informuar se arën e tij të mbjellë me grurë në sipërfaqe prej 30 ari e kishte kapluar zjarri.
Njësiti i zjarrfikëseve dhe njësiti policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për dëmet e pësuara apo për të lënduar e as pëçr shkaqet se si erdhi deri tek zjarri. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/