“Nga sot nuk do jem më anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje”. Ky ka qenë njoftimi i Ismajl Veliut, i cili thotë se po e braktis këtë Lëvizje, pas nëntë vitesh të qenit pjesë e saj.
“Po largohem përfundimisht, duke qenë i pakënaqur me zhvillimet e muajve të fundit ndaj situatës që po mbizotron tani e sa kohë në ketë subjekt politik”, thotë tutje Veliu.
Ai tha se nuk ishte problemi tek z.Albin Kurti, që ai të japë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, përkundrazi z. Kurti, sipas tij, është dhe do mbetet krenaria e gjithë shqiptareve, por se i pakënaqur ishte ndaj shumë rrethanave brenda Lëvizjes, duke marr si arsye kryesinë dhe shumë individë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e pozitave të larta në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Dhe në fund të sqarimit, dua t’i falënderojë nga zemra të gjithë aktivistët, posaçërisht të rinjtë brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Veliu, i cili në disa periudha ka pas edhe përgjegjësi në struktura, duke qenë për një kohë edhe nënkryetar i Pikës “Qendër”, pikës më të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.