Mejdiu kishte ardhur si kuadrot e gjeneratës së viteve të 80-ta, i cili, ishte punësuar në Gjimnazin “Z. Hajdini” në Gjilan, në drejtimni e sapo hapur matematikë-teknikë, mësimdhënës i gjeometrisë.
Mejdi Kqiku është lindur më 21 tetor të vitit 1956 në Velegllavë, Komuna e Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në Velekincë, ndërsa shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan. Studimet i ka kryer në UP – dega për Matematikë në Prishtinë. Si drejtim deficitar i atyre viteve, pasi kreu studimet ka filluar të punojë mësimdhënës i matematikës në shkollën e mesme “I. Ll. Ribar” (tash “Sami Frashëri”) në Prishtinë (1977-1981). Ndërkohë, pas një viti, prej vitit t 1981, mbi 20 vite, punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Pas atyre viteve pune në gjimnaz, në vitin 2000-ta, kur klasët e 9-ta, kaluan në Shkollimin e Mesëm të Ultë, gjegjësisht nga viti 2001, e deri më tash, kur po shënon 65-vjetorin e lindjes, punon në shkollën “Mulla Idris Gjilani” në fshatin e tij, ku edhe jeton, në Velekincë.
Ditën e sotme e manifestuam me falënderime të ndërsjella me mësimdhënësin Mejdi për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Krenarë që bashkëpunuam gjatë këtyre viteve. Të dëshirojmë jetë të gjatë dhe të luntur pranë më të dashurve Tu!
/Fatmir Latifaj/