DYLON

IPK pranoi donacion vetura dhe pajisje të ndryshme nga misioni i EULEX-it

IPK pranoi donacion vetura dhe pajisje të ndryshme nga misioni i EULEX-it
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali pranoi një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni z. Lars-Gunnar Wigemark i dorëzoi Inspektoratit Policor të Kosovës një donacion që përfshiu tri vetura dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative.

EkoHigjiena

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti gjatë kësaj ceremonie e falënderoi Shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga ky Mision në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të Bashkimit Evropian e sidomos me Misionin e EULEX-it dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rris kapacitetet e saj profesionale.”- theksoi ndër të tjera z. Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar që të vazhdoj këtë bashkëpunim në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.