(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të martën ka mirëpritur Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e gjuhëve zyrtare dhe përfaqësuesen nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo). Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me vazhdimin e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e dytë.
Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo), ka thënë se ne organizojmë kurse për gjuhën zyrtare shqip dhe serbisht . Ne kemi bashkëpunim edhe më herët me komunën e Kamenicës, këtë vit planifikojmë fazën e dytë të kursit, i cili parashihet të fillojë nga muaji shkurt – korrik, kurset janë gjashtë mujore. Ky projekte financohet nga Komisioneri i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së ( KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”.
Ndërkaq, Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e dy gjuhësisë, tha se do ta monitorojmë përdorimin e gjuhëve nëpër komuna e të gjithë Kosovës.
“Nuk është keq përdorimi i dy gjuhësisë, mirëpo mund të bëjmë edhe përmirësime, Komuna e Kamenicës, qëndron më mirë në zbatimin e dy gjuhësisë se komunat tjera” ka thënë Grajqevci.
Ajo tregoj se do duhej të jetë një person kontaktues, duhet të bëhet plotësimi i listës me emra të cilët dëshirojnë të vijojnë kursin, vendi i mbajtjes së kursit, personat të cilët kanë ndjekur kursin në fazën e parë, përgatitjet teknike, preferohen zyrtarët të cilët kanë punë më shumë me palë.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se do ta keni mbështetjen time, për projektin që ka me mësimin e dy gjuhësisë zyrtare për punëtorët e komunës sonë dhe do të bashkëpunojmë si komunë me zyrën e Komisionerit të Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së ( KLPK), dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë./2lonline/