Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka bërë me dije se nga përfaqësuesit e UNOPS-it, është trajnuar stafi për rrezikun nga zjarri.
Trajnimin e ka organizuar UNOPS për rrezikun nga zjarri duke prezantuar forma të ndryshme të rrezikut të cilat janë të mundura në ambientet ku ushtrohen aktivitete nga stafi.
Qëllimi kryesor ishte identifikimi i masave të duhura për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri duke përfshihen masat e nevojshme mbrojtëse për të përmirësuar nivelin e sigurisë në të ardhmen.
“Tani më pjesëmarrësit zotërojnë një njohje më të mirë të kontrollit të operacioneve mbi rrezikun e zjarrit në repartet e tyre, duke përfshi sistemin e alarmit të zjarrit dhe përdorimin e bombolave për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE/.