DYLON

Përfundoi me sukses kursi mbi ultratingullin e artikulacionit coxofemoral tek neonatët

Përfundoi me sukses kursi mbi ultratingullin e artikulacionit coxofemoral tek neonatët
Avatar photo Redaksia

Përfundoi me sukses edhe kursi mbi ultratingullin e artikulacionit coxofemoral tek neonatët, i cili u zhvillua nën mentorimin e Dr. Dafina Bytyqit dhe Dr. Bujar Shabanit, bëhet e ditur nga njoftimi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Kursi u përmbyll me vizita dhe punë praktike me pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

EkoHigjiena

Si pjesëmarrësit ashtu dhe ligjëruesit u ndanë tejet të kënaqur me organizimin e kursit, andaj ne ju dëshirojmë vetëm suksese e punë të mbarë në punën e tyre profesionale.

Qëllimi i organizmit të trajnimeve është zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit, për t’i mundësuar stafit të këtyre spitaleve, të ofrojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.

Organizimi i trajnimeve për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit vijnë si rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.