/2L ONLINE/ – Thotë ta ketë pasur sa për ta frikësuar, fqinjën, por se aksidentlaisht i ka shkrepur arma e zjarrit AK-47 dhe ka plagosur viktimën. Tani i duhet të përballet me drejtësinë me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Dobërqan të Gjilanit ku i dyshuari, banor në këtë fshat duke dashur të frikësojë viktimën, të cilen e kishte fqinje, aksidentalisht i ka shkrepur arma e zjarrit AK-47 dhe si pasojë e shkrepjes së armës ka plagosur viktimën, po ashtu banore e këtij fshati. Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit është dërguar për QKUK-Prishtinë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i njëjti pranon veprën e kryer dhe pohon se atë e ka bërë nga pakujdesia, duke mos pasur qëllim që viktimës t’i shkaktojë ndonjë pasojë eventuale.
Në përputhje me rrethanat që karakterizojnë këtë ngjarje, ndaj të dyshuarit, nga ana e PTH-së është shqiptuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penale me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”
“Në vend ngjarje gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një karikator i zbrazët, dy fishekë, një dyshohet të jetë shkrepur më herët në vendin ku dyshohet të jetë qëlluar viktima. Rasti nën hetime”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustirm