DYLON

Ministri Shala zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Federatës së Xhudos së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, zhvilloi sot një takime pune me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe selektorin, Driton Kuka, me të cilët bisedoi për zhvillimet e fundit në këtë federatë, programin e tyre dhe sfidat që i presin në të ardhmen.

Drejtuesit e FXHK-së e informuan ministrin Shala me aktivitet e gjertanishme të Federatës, me programin e realizuar, si dhe për përgatitjet intensive që po bën kjo federatë rreth pjesëmarrjes së Kosovës në garat ndërkombëtare, veçmas në Lojërat Olimpike “Rio 2016. “

EkoHigjiena

Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në, në funksion të përmirësimit të kushteve për funksionim sa me efikas të federatës, siç është praktika e fundit e memorandumeve, me çka janë krijuar kushte më të mira për funksionimin e federatave dhe realizimin e programeve të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.