Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
Lëshimi do të bëhet më datën 11.11.2020, ditën e mërkurë, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit.
Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Koronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme.
Megjithatë, ju bëjmë thirrje, për shkak të përhapjes së Pandemisë, të kemi kujdes të shtuar dhe t’iu përmbahemi njëkohësisht së bashku këshillave të institucioneve shëndetësore. /2LONLINE.com/