Bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe MASHTI’t për hapjen e çerdheve, komuna e Gjilanit ka bërë gjitha përgatitjet për rihapjen e çerdheve publike, nga nesër më 04.06.2020.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se për t’u siguruar rreth përgatitjeve për rihapjen e çerdheve, kanë kërkuar vlerësim profesional higjienik e sanitar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe inspektori sanitar në nivel regjional.
“Pas vizitave të cilat janë realizuar sot në terren nga QRSHP dhe inspektori sanitar, të njejtit rekomandojnë se çerdhet e komunës sonë kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e dala nga udhëzuesi i MASHTI’t dhe janë të gatshme të mirëpresin fëmijët që nga nesër, respektivisht 04.06.2020”, ka thënë Gagica.