DYLON

Gjilani rrënon edhe një objekt që po ndërtohej në pronën komunale

Gjilani rrënon edhe një objekt që po ndërtohej në pronën komunale
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka bërë me dije për rrënimin edhe të një objekti, që sipas tyre, po ndërtohej në pronën komunale, në lagjen Arbëria.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë në pronën komunale, por as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë pa leje.

Ai ka bërë të ditur se përpos rrënimit, këta persona do të përballen edhe me organet e drejtësisë, pasi uzurpimi i pronës komunale konsiderohet vepër e rëndë.

EkoHigjiena

Drejtori i Inspekcionit ne Gjilan ka njoftuar, po ashtu, se do të vazhdojnë edhe lirimin e hapësirave publike nga rrethojat e metalta në qytet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.