Gjatë ditës së sotme, pas mëngjesit të ftohtë, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën e hënë gjatë mbrëmjes dhe paraditen e së martës priten sërish mundësi për reshje të dobëta bore, por me depërtimin e masave të ngrohta ajrore, në vise të ulëta do të ketë edhe reshje skllote. Nga dita e mërkurë nuk priten mundësi për të reshura, por do të ketë intervale më të gjata me diell, shkruan PrishtinaWeather.
Temperaturat minimale edhe nesër pritet të zbres deri në -15C, e vende-vende edhe nën, ndërsa nga dita e hënë do të rriten nga -7C deri në 0C, ditën e enjte, ndërsa ato maksimale nga 0C, të dielën, deri në +8C ditën e enjte. Era do të fryejë nga ana veriore-perëndimore 1-3m/s, e nga dita e mërkurë nga jugperëndimi 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por do të mbetet mbi vlera normale.