Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, në Komunën e Kamenicës, Arianit Ibrahimi, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Udhëheqësi i sektorit në agjenci Bujar Sekiraqa, zyrtarja për planifikim dhe zhvillim Shqype Morina, diskutuan me drejtorin Ibrahimi për fillimin e punimeve në renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.
Gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë punimet për renovimin e objektit.
Drejtori Ibrahimi i falënderoi për bashkëpunim dhe për këtë mundësi që ju është ofruar.
Ai renovimin e Shtëpisë së Kulturës e ka cilësuar si shumë të nevojshme dhe të domosdoshme për qytetarët e Komunës së Kamenicës.