Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid-19.
Këto masa të reja janë ndarë në tri grupe, raporton “Epoka e re”.
Hoti ka thënë se shtatë komuna të Kosovës pritet të hyjnë në karantinë nga dita e premte, teksa ka thënë se nga ora 19:00 në këto komuna do të ketë edhe orë policore për qytetarët deri në orën 5:00 të mëngjesit.
“Situata është tepër e rëndë, ne kemi përgatitur të dhënat konkrete që t’i shohin të gjithë qytetarët. Duke pas parasysh kapacitetet ne duhet të kujdesemi për masa me specifike. Testimet janë trefishuar në javët e fundit”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se këto masa do të bëhen publike sot pas mbledhjes së qeverisë.
https://www.facebook.com/538814499513242/videos/362132258406554/