Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e martë e tutje, përveç reshjeve të shiut që do të jenë prezent në shumë vende të Kosovës, do të ketë edhe rënie të lehta në fushën e temperaturave, si ato të minimaleve, ashtu edhe të atyre maksimaleve, të cilat deri në fund të javës pritet të kalojnë në vlerat negative.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominante do të jetë veriu kah fundi i javës dhe shpejtësia e saj do të arrijë nga 1-5m/s.