Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 20 tetor deri më 20 nëntor 2022, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës për këtë qëllim.
Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet përmes një procedure moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.
Autoriteti i Aviacionit Civil