/E përditësuar/ – 23 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.608 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.333 doza të vaksinës.
Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.
Në total numri i rasteve aktive është 126. /2LONLINE.com/