Nga 1 janari, Biblioteka e Qytetit në Gjilan, ka liruar nga pagesa e anëtarësisë të gjithë qytetaret për tremujorin e parë të vitit 2021.
Vendimin e ka marrë sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar situatës së krijuar nga pandemia.
Ndryshe, deri tani, pagesa e anëtarësisë për sektorin e fëmijëve ka qenë 3 euro, për të rriturit 5 euro, ndërsa për studentët 7 euro. /2LONLINE.com/