27 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.
Në total numri i rasteve aktive është 2.058. /2LONLINE/