• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidentja Osmani takoi në Turqi përfaqësues të mërgatës së Kosovës

Redaksia 2LONLINE 27 Shkurt, 2022 4 min
 Presidentja Osmani takoi në Turqi përfaqësues të mërgatës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në Stamboll ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës.

Ndërkaq nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.

Në fjalën e saj, në aktivitetin me studentë dhe shoqata të mërgimtarëve, Presidentja Osmani ka çmuar lart kontributin e mërgatës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.

“E di që mallin për atdhe e keni secili prej jush dhe të çdoditshëm, siç e di që mundi, djersa dhe sakrifica juaj që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë nuk kanë munguar kurrë. Kosova mbijetoi edhe shkaku i juve, shkaku i kontributit të mërgatës kudo në botë, përfshirë në Turqi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ajo e ka quajtur mërgatën “shpirti dhe zemra e Kosovës”, teksa ka shfaqur bindjen se me mbështetjen e saj, Kosova do të vazhdojë të shënojë suksese.

“Kosova do të ketë sukses, sepse ju  tash e tutje do ta shihni si vend ku nuk vini vetëm t`i shihni të afërmit tuaj, por do ta shihni edhe vend potencial për investim”, është shprehur Presidentja Osmani.

Ndërkaq në takimin me përfaqësues të shoqatave të mërgatës, bizneseve dhe studentëve, të organizuar ngas Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll, Presidentja Osmani e ka cilësuar mërgatën ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.

Sipas saj, liria dhe pavarësia e Kosovës është realizimi i ëndrrës të gjeneratave të tëra të shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata të Turqisë, të cilët kanë ruajtur lidhjen me Kosovën, atdheun e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre. Ajo ka theksuar se investimet e mërgatës në Kosovë luajnë rol në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

“Për Kosovën është shumë e qartë se një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar është një pasuri dhe një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Shtëpia juaj mbetet përherë Kosova, ndërsa ju vazhdoni ta nderoni e ta ngrisni gjithnjë e më lartë emrin e vendit tonë në çdo cep të botës ku jetoni e veproni. Për këtë u jemi mirënjohës përherë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, ka theksuar se mërgata përtej kontributit financiar ka rol në zhvillimin e Kosovës, si investitorë kryesorë të drejtpërdrejtë në industritë kritike dhe ato në zhvillim.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Kosovës mërgatës Presidentja Osmani Turqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc

18 Gusht, 2022

Ministri Mehaj ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneral major Ben Corell

18 Gusht, 2022

Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe D+

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com