DYLON

Neziri (PDK): A duhet vazhduar të jemi argat i mbledhjes së votave për regjione tjera?!

Neziri (PDK): A duhet vazhduar të jemi argat i mbledhjes së votave për regjione tjera?!
Avatar photo Redaksia

“Përkitazi, me lirimin nga detyra – shkarkimin nga pozicioni i ministrit më të suksesshëm të qeverisë aktuale, Bajram Hasani (Nisma Socialdemokrate), dua të them se me gjithë se tani më e kam rival politik, nuk dua të fsheh dhe të mos e përmend faktin se ai ishte shembulli më i mirë se si duhet qeverisur një ministri për interesin e shtetasve të vet”, thotë në një prononcim për 2LONLINE, Gani Neziri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.

Sipas Nezirit, në momentin e parë të përpjekjes për rikonfigurim të brendshëm, pengohet ministri nga “dora e fortë politike” dhe për më keq, edhe largohet krejtësisht.

“Tani dua të pyes miqësisht se si u bë që në politikën qendrore aktuale, respektivisht, në Qeverinë e Kosovës, asnjë gjilanas vendimmarrës, pse?! “, pyet Neziri, duke rikujtuar me këtë rast edhe artikullin e mëhershëm në Portalin 2LONLINE, shkruar nga ai, me titull: “Anamorava hambar i votave për regjionet e tjera të Kosovës” – shih shkrimin KËTU.

EkoHigjiena

“Dhe përsëri miqësisht i pyes gjithë votuesit gjilanas; A duhet vazhduar që të jemi argat i mbledhjes së votave për regjioneve tjera? Ne t’i mbledhim votat, ata të bëjnë qeverinë!”, shtron dilemën e tij, Gani Neziri i PDK-së.

GANI NEZIRI
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.