Bashkatdhetarët në diasporë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Kamenicës, në situatën nëpër të cilën po kalojmë jo vetëm ne, por e gjthë bota pas përhapjes së virusit COVID-19.
Bashkëqytetari nga diaspora, Nexhmedin Iseni njëherësh edhe përfaqësues i kompanisë “Spar Express” në Zvicër, ka dhuruar 500 euro për sigurimin e barërave, për qytetarët e prekur nga COVID-19.
Meriton Ramabaja shefi i kabinetit të kryetarit, ka takuar bashkëqytetarin Nexhmedin Iseni, të cilin e ka falenderuar për këtë ndihmë, dhe më pas këto para i janë dorëzuar stomatologut Reis Morina, i cili është duke ua kryer shërbimet me medikamente të gjitha familjeve të prekura me virusin COVID-19.
Komuna falenderon të gjitha shoqatat e fshatrave në diasporë, qytetarët e Kamenicës, imamët e gjithë ata që po kontribuojnë me mundësitë që kanë. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim ta tejkalojmë këtë situatë, thuhet në njoftimin e komunës.